ITALIA- Një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën pak ditë më parë gjatë një aksidenti në punë në Itali. Ngjarja e rëndë u regjistrua më 20 nëntor, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja.
Raportohet se shqiptari tashmë i identifikuar, Elton Dema ka qenë duke lyer tavanin e një magazine, ku ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra.
Në një moment, për arsye ende të paqarta, ai ka rënë nga lartësia duke i shkaktuar lëndime të ndryshme në kokë, fytyrë, shpinë dhe legen.
Sipas mediave italine, mësohet se 41-vjeçari kishte rreth një vit që ishte shpërngulur në ItalifFillimisht 41-vjeçari shkoi i vetëm në emigrim, e më pas iu bashkua bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tyre, përkatësisht të moshës 13, 10, 7 dhe 5 vjeç.
I riu la pas fëmijët, partneren dhe nënën e tij. I ati i kishte vdekur 1 vit më parë.