Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi shtoi se incidenti tragjik ndodhi pasi një punëtor ishte duke punuar në objekt dhe nga lartësia ka rënë mjeti i fortë që ka goditur punëtorin tashmë të ndjerë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i urgjencës, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe po e hetojnë rastin.
Sinjali ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, pas incidentit të ndodhur.