Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën në takimin me diasporën në Londër

Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe kanë nisur të mblidhen në “Queen Elizabeth Olympic Park” ndërtuar si pjesë e lojërave olimpike të Londrës në 2012, në një sallë me një kapacitet mbi 4.500 vende pritet nisja e këtij takimi.
Me flamujt kuq e zi në duar, pritet të nisë takimi me kryeministrin Edi Rama.

Mbetet për tu parë se çfarë mesazhet do të përcjellë kryeministri për ata mijëra shqiptarë të cilët mbërritën ne 2022 me gomone, të cilët vijojnë të jenë pa leje qëndrimi dhe subjekte kapje e dëbimi, nga Agjencia britanike e kufirit dhe emigracionit.

Muhamed Veliu ish korrespondent i Top Channel në Londër thotë se “në Britani jetojnë rreth 200.000 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ku ata japin kontributin e tyre në Britaninë e Madhe në shumë fusha”.

Pedagogë shqiptarë si Lea Ypi apo Andi Hoxhaj, janë përfshirë në jetën akademike dhe të mësim dhënies në institucionet prestigjioze si London School of Economics apo Kings Kolege përfshi universitete të tjera.

Në mjekësi ku shumë mjekë shqiptarë prej vitesh punojnë në sistemin kombëtar të shëndetësisë.
Nuk mungojnë shqiptarët e shumtë të punësuar në sistemin financiar dhe bankar në atë që njihet si City of London zemra e motorrit ekonomik të Britanisë së Madhe.
Shqiptarët janë kontibues edhe në sistemin e drejtësisë ku prej shumë vitesh Diana Syziu punon si avokate ndërsa Klentiana Mahmutaj si baristere.

Përfshi rendin dhe sigurinë, ku janë të shumtë shqiptarët e punësuar në policinë Metropolitane të Londrës. Rita Ora dhe Dua Lipa me suksesin e tyre botërore mbeten krenaria e komunitetit shqiptarë atje.