E rëndë në Durrës/ U dëmtua nga një makineri ne vendin e punës, humb jetë 50-vjeçari

Këtë të hënë rreth orës 13:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa punonte, ku sipas informacioneve policore, ai është dëmtuar nga një makineri në vendin e punës.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes