POLONI- Një darkë familjare përfundoi në tragjedi natën e së dielës në Poloninë jugperëndimore. Një burrë 32-vjeçar qëlloi dhe vrau prindërit dhe vëllain e tij në komunitetin Namislov. Më pas ai hyri në shtëpi, duke mbajtur peng partneren e vëllait dhe fëmijët e saj, dy vajza të moshës 5 dhe 7 vjeç.
Gruaja arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë. Shtëpia u rrethua nga forca të forta policie dhe një negociator special u përpoq, për orë të tëra, të bindte vrasësin të dorëzohej. Rreth orës 5 të mëngjesit, burrave të forcave speciale të policisë iu dha drita jeshile për të bastisur shtëpinë. Pasi arritën të shpëtonin fëmijët, ata dolën ballë për ballë me personin e armatosur, i cili megjithatë preferoi t’i jepte fund jetës për të shmangur arrestimin.
Agjencia Polake e Lajmeve (PAP) raporton se vrasësi përdori një armë që e posedonte ligjërisht. Autoritetet po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të masakrës si dhe motivin e autorit.