Rita Ora feston ditëlindjen, merr urimin nga Erion Veliaj: Super goca jonë, vazhdo të na frymëzosh

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ia ka uruar ditëlindjen këngëtares Rita Ora.

Ai ka shpërndarë disa fotografi krah saj në rrjetin social “X”, ku e ka quajtur “super goca jonë”.

“Gëzuar ditëlindjen super gocës sonë, Rita Ora. Vazhdo të na frymëzosh, siç bën çdo ditë”, ka shkruar Veliaj.

Rita Ora mbushi sot 34 vjet jetë.