Jasir Asani i dha fitoren skuadrës së Guangju kundër Shangait në Champions-in aziatik. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi me prekjen e tij të parë.
Një mbështetje e veçantë qëndronte për Asanin dhe në tribunat e “Gwangju Football Stadium”. Ishte partnerja e tij, Giota, e pranishme për Asanin.
Pas fitores ajo ndau dhe një video ku Asani vërehet duke u intervistuar. Kujtojmë se sot pati golin e tij të shtatë në Chmapions.