Parashikimi i motit për ditët në vijim, deri në gjysmë metre borë viseve malore

Reshjet e borës që pushuan pasditen e së premtes, pritet të rikthehen që nga orët e mëngjesit të ditës së shtunë për të vazhduar kohëpaskohe gjatë ditës dhe në mbrëmje.

Viseve më të ulëta mund të përzien herë herë me të reshura shiu. Temperaturat minimale zbresin në 0C e 2C, e gjatë ditës luhaten mbrëmjet 1C e 4C. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

Ditën e diel me një rritje të temperaturës deri në 5C, reshjet më shumë do të jenë në formë shiu, e vetëm më lartë në vise malore më të vazhdueshme bore, që edhe formojnë shtresë dëbore deri në 50cm, apo edhe më shumë lokalisht.

Nga dita e hënë parashihet periudhë e thatë, pa të reshura, por se me vransira më të shumta, sidomos të ulëta. Ditën e martë do të ketë edhe intervale me diell. Minimalet zbresin në -1C e -3C./Mendimi për motin