Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka emocionuar ndjekësit me një letër prekëse kushtuar bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandinës, e cila do të festonte sot më 1 dhjetor, ditëlindjen.
Në reagimin e tij të gjatë, krahas një fotoje të bashkëshortes duke qeshur, ai shkruan se ditëlindje vjen e pakuptimtë pa praninë e saj.
Llakaj ndan me ndjekësit mallin dhe dhimbjen për humbjen e saj, ndërsa ka rikujtuar ditëlindjen e fundit që ata festuan së bashku.
“Si sot një vit më parë sa shumë festuam, qeshëm dhe gëzuam, sa me zjarr “happy birthday” kënduam, pa e ditur se ti po fikje qirinjtë e tortës së fundit, e kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa Ty…”, shkruan ai
Në fund të letrës, aktori e përshëndet Kostandinën me një mesazh dashurie dhe mirënjohjeje, duke shkruar: “Ti je këtu, mes nesh, mes atyre që të deshën aq shumë. Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje Ti, me trup e shpirt. Për Ty do ketë veç Ditëlindje! Të Dua!”.
Postimi i plotë
E dashur dhe e shenjtë Kostandina!❤️
1 Dhjetor, Ti sot ke ditëlindjen, si sot nje vit më parë sa shumë festuam, qeshëm dhe gëzuam, sa me zjarr “happy birthday” kënduam, pa e ditur se ti po fikje qirinjtë e tortës së fundit, e kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa Ty… Cdo ditë në ecejaket tona drejt Teje, nje tufë lule e një qiri..
Shpirti yt që vjen cdo ditë e natë te ne, herë si flutur e herë si vegim,na bënë të mendojmë se ti na ndjek, na shikon nga atje lart, e ne kërkojmë dëshpërimisht me sytë nga qielli një shenjë nga Ty, duke shpresuar që ai Ylli që shndërrit më fortë natën je Ti, që ajo reja si engjëll je Ti, që Dielli ynë je Ti Kostandina❤️, Dielli që presim cdo ditë te “rilind“…
Ahh sa e rëndë është pritja?! Por Ti ke ditëlindjen sot, ndaj, buzëqesh shpirt e gëzo mes engjëjsh me Zotin atje lart! Ai të solli në jetë në 1 dhjetor, Ty dashuria e jetës time dhe nëna thesar e fëmijëve tanë!
Kostandina e dashur deri në dhimbje, me sytë drejt Teje, të them se në këtë Ditëlindje, Ti je këtu, je mes nesh, je mes te gjithëve që deshe dhe të deshën aq shumë. Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje Ti, si në këtë foto, me trup e shpirt! Për Ty do ketë veç Ditëlindje! Të Dua!
