Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Sociale në Greqi ka shpallur në gjendje të jashtëzakonshme ishullin Rodos dhe Limnos, për shkak të stuhisë “Bora” që goditi Greqinë gjatë fundjavës.
Dy ishujt në fjalë janë zonat më të prekura nga stuhia, e cila shkaktoi përmbytje të mëdha në banesa dhe infrastrukturë. Në ishullin e Limnos u raportua për dy viktima nga moti i keq.
Bashkia Rodos dhe Limnos janë shpallur zyrtarisht në gjendje të jashtëzakonshme mesditën e së hënës, shkruan protothema.gr.
Të shtunën ishulli i Rodosit përjetoi përmbytjet më të mëdha në histori, raportojnë mediat lokale.
222Banorëve të fshatit Kontia në Limnos iu kërkua të evakuoheshin drejt qytezës së Mirnas për shkak se diga në fshatin e tyre rrezikonte të shembej nga reshjet e dendura të shiut.
Ndërsa në ishullin e Rodosit, përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyer shkatërruan rrugë dhe ndërtesa.
Policia mbylli rrugët për të parandaluar aksidente të mundshme, ndërsa banorëve të ishullit iu kërkua të shmangnin udhëtimet.
Në të dy ishujt janë ngritur komisione të posaçme për të bërë vlerësimin e dëmeve në mënyrë që të procedohet më tej me dëmshpërblimin e banorëve.
333Mediat greke shkruajnë se kjo është situata më e vështirë në historinë e ishullit, pasi kurrë më parë nuk është parë një katastrofë e tillë natyrore.
Në Selanik moti i keq ka krijuar shumë probleme në qytet pasi qarkullimi i mjeteve është ndërprerë në rrugët kryesore për shkak të rënies së pemëve dhe rrugëve të pushtuara nga uji.