Fier- Është identifikuar 30 vjeçari i cili humbi jetën në aksidentin e ndodhur mëngjesin e djeshëm (7 Dhjetor), në aksin rrugor Pojan-Vlorë.
Trupi i pajetë i gjetur disa metra larg automjetit tip “BMË”, është i 30-vjeçarit Xherixhen Elmazaj, banues në Sarandë. Makina në të cilën ai udhëtonte si pasagjer doli nga rruga.
Në këtë aksidenti u plagos edhe shoferi Genti Çela, i cili u dërgua drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.
Policia vendore e Fierit bëri me dije lajmin, teksa hetimet po vijojnë për të zbuluar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet, nëpërmjet ekspertizës auto-teknike dhe mbledhjes së provave.
