Ndalohet për mashtrim Rezart Veleshnja, i mori automjetin një miku dhe ia shiti një tjetri 2 mln lekë të vjetra! Reagon aktori: Makina kishte humbur, thjesht e kam përdorur

DURRËS – Policia në Durrës raporton se ka ndaluar aktorin e humorit Rezart Veleshnja.
Sipas raportimeve të gazetarit Sokol Dema,

Rezart Veleshnja ia ka marrë makinën një mikut të tij në mirëbesim dhe ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra. Pronari ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për mashtrim.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur’, thotë policia.

Ndërkohë vetë aktori ka reaguar përmes një videoje në Instagram ku tregon se ndodhet në Pogradec, ndërsa sa i përket makinës, thotë se kishte humbur, ndërkohë që ai vetëm e ka përdorur. Sipas tij është thjesht një automjet që kishe humbur.

‘Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur.

Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr.’