“E duam lumturinë” në Festivalin e Këngës, Parashqevi Simaku rikthehet: Do doja shumë të isha aty me ju

SHBA- Ikona e muzikës shqiptare Parashevi Simaku është rikthyer në Festivalin e Këngës pas disa vitesh mungesë. Simaku me anë te një video-mesazhi nga New York, ka deklaruar se do dëshironte shumë që të ishte në atë skenë.

Ndërkohë që në mesazhin e saj të shkurtër për publikun shqiptar, Simaku ka kujtuar dhe këngë qe ka interpretuar në ‘Fest35’, me titull ‘Dëgjoma Këngën’.

“Do të dëshiroja të isha aty me ju. Herën e fundit në skenën e këtij festivali kam interpretuar një këngë të mrekullueshme me titull “Dëgjoma këngën”. Për të gjithë ju, konkurrentët e festivalit 63”, tha shkurtimisht Parashqevi Simaku.

Ndërkaq pas këtij momenti në skenë u ngjit Jonida Maliqi. Ajo interpretoi ” E duam lumturinë”, me një look si ai i Parashqevisë dikur.

Hera e fundit kur ajo performoi në Shqipëri ka qenë viti 1996, në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH ku dhe ishte e ftuar speciale. Pas vitit 1991 ajo u largua nga Shqipëria dhe u shpërngul në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikë e duke nxjerrë një album të ri