ITALIA- Një pjesë e Italisë po përballet me motin e keq që ka sjellë erëra të forta të cilat kanë shënuar dhe një episod tragjik në Romë. Mësohet se si pasojë e rënies së një peme një grua ka humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur. Ngjarja ka ndodhur në via Cesare Massini, në lagjen Colli Aniene, rreth orës 12:00.
Sipas mediave italiane, viktima ishte me një mikeshë në një park kur një pjesë e madhe e një peme u shkëput papritur, duke i zënë poshtë të dy. Gruaja raportohet se ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, ndërsa mikja e saj u transportua në spital.
Zjarrfikëset, 118 punonjës shëndetësorë dhe agjentë të Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Fatmirësisht disa fëmijë që ndodheshin aty pranë nuk kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë në gjendje të mirë.