“Ujë, ujë…”, momenti kur Agron Gjekmarkaj humb ndjenjat në protestën e opozitës

Janë publikuar pamjet nga momenti kur nënkryetari i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Parlamentit humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës.

“Ujë ujë”, dëgjohet të thuhet, ndërsa Gjekmarkaj është i shtrirë në tokë.

PD dhe Sali Berisha pretendojnë se ndaj Gjekmarkajt është ushtruar dhunë, ndërsa Policia e Shtetit mohoi këto denoncime.

Agron Gjekmarkaj është transportuar në spital, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha, si dhe deputeti Tritan Shehu e kanë vizituar në orët e mbrëmjes.

Ai ka deklaruar se iu mor frymë, ndërsa shprehet se me përbuzje e kanë shtyrë, edhe pse i është prezantuar se është nënkryetari i Parlamentit.

“Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj.

Ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar humbjen e ndjenjave për nënkryetarin e Kuvendit, por opozita paralajmëroi se do të ndjekë penalisht jo vetëm ushtruesit e dhunës, por edhe urdhëruesit.