Në këtë ditë Krishtlindjeje, në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë” në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit, erdhi në jetë një djalë i shëndetshëm.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale këtë lajm të bukur duke theksuar se ‘Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël’.
“Në orët e para të 25 Dhjetorit erdhi në jetë bebushi i parë, një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, tha Rama.