“Jam vajzë garipe, nuk…”- Debat mes dy moderatoreve në BBVIP, Valbona Mhilli-Rozana Radit: Më ke degjeneruar! Emrin tim mos e përmend lart e poshtë

Debatet e para kanë nisur me shtëpinë e Big Brother Vip 4. Protagoniste janë dy moderatorët, Rozana Radi dhe Valbona Mhilli.

Kjo e fundit i ka kërkuar Rozanës të mos ia përmendë më emrin lart e poshtë në shtëpinë e Big Brother, ndërsa tha se gjatë prime është ndjerë e ofenduar dhe degjeneruar nga ajo.

Nga ana tjetër, Rozana i është kthyer duke i thënë se emrin do t’ia përmendë sa herë të dojë.

Pjesë nga debati:

Valbona: Emrin tim lart e poshtë mos e përmend. Lëri këto numra me mua

Rozana: O Bona unë emrin tënd e përmend sa herë të dua

Valbona: Përmende, por numrat e shpejtësisë me mua mos i bëj

Rozana: Do ti bëj

Valbona: Bëji Roz

Rozana: Cfarë do ti tashi

Valbona: Bëji, asgjë nuk dua. Po ti më zi se ke bërë mbrëmë nuk ke çfarë të bësh

Rozana: Ik o Bona të keqen. A të ofendova?

Valbona: Po, më ke ofenduar dhe më ke degjeneruar?

Rozana: Pse? Se nuk të mbrojta

Valbona: Kur të vish me fol ndryshe, hajde fol me mua. Kur të jesh e qetë…

Rozana: Jam vajzë garipe, nuk gënjej.

Valbona: Mos luaj pisët

Rozana: Po pse s’më lë të flas moj Bona?

Valbona: Kur të jesh e qetë kam për të të pritur për të folur