Panik gjatë uljes së avionit/ Kanada, merr flakë njeri nga krahët. Asnjë i lënduar

Momente paniku në aeroportin Halifax në Kanada, kur krahu i një avioni që po ulej u përfshi nga flakët.

Incidenti ndodhi në orët e para të së dielës dhe fatmirësisht asnjë nga 73 pasagjerët nuk u lëndua.

Shkak për incidentin u bë fërkimi i njërit krah me pistën pasi kishte një mosfunksionim në sistemin e avionit.

Një nga pasagjerët e Air Canada tha për CBC Neës se Aeroplani u përkul rreth 20 gradë në të majtë dhe pasi ndodhi incidenti./abcnews.al