Tiranë- Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë marrë pjesë në hapjen e Unazës së Madhe të Tiranës.
“Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, i finalizuar brenda afateve të premtuara, që do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku, dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 29 kilometrash të gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, e që i paraprin sfidës së radhës bypassit të Elbasanit”, nënvizon Rama.
Gjatë fjalës së saj Balluku u shpreh se tashmë është plotësisht e aksesueshme, ndërsa nënvizoi se Bypassi i Elbasanit është sfida e radhës.
