Moti i keq bën ‘kërdinë’ në SHBA, tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 31 tjerë janë lënduar si pasojë e motit të ftohtë në SHBA.

Reshjet e vazhdueshme të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që të anulohen më shumë se 1700 fluturime në SHBA.

Po ashtu janë vonuar mbi 3200 fluturime në 24 orët e fundit.