Shkruar nga Pamfleti
Disa tragjedi ajrore dhe aksidente kanë ndodhur kohët e fundit në Korenë e Jugut dhe Azerbajxhan. Por çfarë po ndodh me aksidentet ajrore në rritje, a po kthehet fluturimi në një formë të pasigurt transporti?
Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, ka treguar pse po regjistrohen aksidente dhe incidente me avionët?
Çfarë po ndodh me avionët?
Alfred Cako: Axhenda 2030, që është shtylla e gjithë rendit të ri botëror që këta duan të krijojnë, që ne konspiracionët e kemi deklaruar më përpara. Kjo ka ndodhur sepse këta e kanë programuar që nuk do të ketë më udhëtime me avion për qejf. Edhe ata që do të ngelen gjallë, do të jenë shumë të pakta udhëtimet me avion dhe do marrësh leje nga qeveria botërore se përse po lëviz në Kanada. Pra udhëtimet do behën të pakta.
Për të futur këtë lloj kulture që njerëzit të heqin dorë nga këto udhëtime, ata bëjnë këto lloj aksidentesh madje do të ketë edhe shumë aksidente të tjera me avion.
Organizohen aksidente të rënda me avion që njerëzit të humbasin besimin dhe të heqin dorë nga këto udhëtime për të lëvizur në çdo rast.