Zyrtarisht policia ka shpallur në kërkim 4 persona për ngjarjen e djeshme në Astir ku një telefonatë e bërë nga Sajma Qordja, 26 vjeçe, me pretendimin se ishte dhunuar nga disa persona, ngriti në këmbë blutë e kryeqytetit.
E reja më pas u ngujua në apartamentin e marrë me qira në zonën e Astirit, ndërsa forcat RENEA arritën të futen në banesën e saj duke zbritur me litar nga tarraca.
Në apartament u gjetën dy armë zjarri pistoletë, jelekë antiplumb, alkool si edhe u zbuluan shenja të konsumimit të lëndëve narkotike.