E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë

Shoqet e 21-vjeçares që u kyç brenda në apartament të enjten (9 janar) në Astir kanë dhënë sërish dëshmi përpara Policisë së Tiranës.

Ato kanë pranuar sërish se kanë shkuar me dëshirë në apartament, pasi i ka thirrur shoqja e tyre për të kaluar mirë me 5 djemtë si dhe të përdornin doza kokaine.

Në këto kushte ndaj 5 të rinjve që tashmë të shpallur në kërkim nga blutë, u është shtuar edhe akuza e shitjes dhe prodhimit të narkotikëve.

Ndër të tjera, ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje si dhe për mbylljen në banesë të 21-vjeçares.