Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se nesër pritet përkeqësim i motit.
Në një postim në rrjetet sociale, bëhet me dije se ditën e nesërme priten reshje të shumta shiu që mund të shoqërohen me shtrëngata.
Gjithashtu, AKMC iu bën apel qytetarëve të marrin masat pasi në zonat malore priten reshje dëbore mbi 300 metra, si edhe ngrica.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë apel për strukturat vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.
“Bazuar në raportimet nga #IGJEO dhe #SHMU, nesër, e diel, 12 janar, priten reshje
intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m.
Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.
Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare”, njoftoi AKMC.
