“Mos klikoni mesazhet e dyshimta”, eksperti i IT: Skemat që përdorin hakerët për t’u futur në celularin tuaj

Shkruar nga Pamfleti

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, u bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim kur marrin mesazhe që promovojnë biznese, njoftojnë për mbërritjen e një pakoje, ose shpallin fitues të një lotarie.

Kallanxhi këshillon që përdoruesit të tregohen të kujdesshëm dhe të fshijnë mesazhet e dyshimta. Ai bën apel që qytetarët të mos ndërmarrin asnjë veprim por t’i fshijnë këto mesazhe pasi shpesh janë tentativave për të hyrë në telefonin tuaj.

‘’Mos të harrojmë se edhe të dhënat publike të shqiptarëve janë tashmë online. Për këto lloj personash është shumë e lehtë për të nisur mesazhe në Whatsapp.

Një tjetër metodë që po përdoret nga hakeruesit është mesazhi që promovon kazinotë online, i cili ka për qëllim të vjedhë informacionin e llogarisë suaj WhatsApp.

‘’Dërguesit e këtyre linqeve marrin para mbrapsht sa herë një përdorues i ri futet dhe regjistrohet në një kazino online’’, u shpreh ai për “Ora News”.

Për ekspertin e IT, deri më tani origjina e këtyre sulmeve mbetet e paqartë.