Dasmë që përshtatet me mbrëmjen e Champions? Po, dhe pikërisht nga një çift shqiptar.
Besforti dhe Kaltrina e kanë kthyer dasmën e tyre në një spektakël të veçantë, duke e përshtatur atmosferën në një mbrëmje të Ligës së Kampioneve. Para se ahengu të fillonte, djemtë në krahun e dhëndrit dhe vajzat në të nuses, u rreshtuan si në ndeshje futbolli, teksa në sfond dëgjohej himni i Champions League.
Ky moment unik nuk kaloi pa u vënë re dhe pamjet u bënë shpejt virale, pasi u shpërndanë nga “433”, një prej faqeve më të njohura në botën e futbollit.
Kjo ide kreative ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve, duke e kthyer dasmën e Besfortit dhe Kaltrinës në një fenomen ndërkombëtar.
