Gjesti fik mikrofonin në prime, shkon në dhomën e rrëfimit: S’jemi për romane këtu! Nuk po bëj viktimën, por…

Prime i kësaj të marte është përfshirë nga debate të ashpra mes banorëve.

Gjatë zhvillimit të debatit, Gjesti është ndërprerë disa herë dhe pas kësaj situate ai ka fikur mikrofonin në prime dhe është larguar nga dhoma.

Ai ka shkruar në dhomën e rrëfimit pas kërkesës së moderatorit të spektaklit, Ledion Liço.

“S’mundet të ndërhysh në jetën time, të gjithë folën dhe unë nuk fola, nisi të përmendte UÇK, lirinë, duke shkru romane, kur e tha cucllën nuk reagoi njeri. Nuk bëhem viktimë, por që s’ma lënë ta çoj fjalën deri në fund. Kërkoj shumë falje, por s’mundem kështu”, tha Gjesti në dhomën e rrëfimit.

“Gjesti më tha po, po të kërcënoj tha, unë jam këtu si të gjithë banorët pa gjumë”, tha Laerti pasi u rikthye Gjesti.

Më pas Gjesti është kthyer në living për të vijuar debatin.