Gjirokastër-Një tjetër vatër e gripit të shpendëve është shënuar në vend. Këtë herë bëhet me dije se rasti në fjalë është zbuluar në fshatin Valarë në Gjirokastër pesë ditë më parë
Siç informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Piro Nase, autoritetet veterinare vendore e kanë mbajtur të fshehtë dinamikën e kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë raportohet se mbi 20 pula janë groposur në fshatin në fjalë duke theksuar se është mbajtur e fshehtë vendodhja e groposjes.
Vetëm para disa ditësh (10 janar 2025) Ministria e Bujqësisë me anë të një deklarate lajmëroi se ishin 4 vatra të përhapjes së sëmundjes me influencë Aviare. Aktualisht bëhet fjalë për në Nartë, Zall Herr, Paskuqan dhe në Lagunën e Karavastës.
Më tej ata nënvizuan se situata është në kontroll dhe monitorim, teksa u shprehën se ndalohet lëvizja e shpendëve të gjallë jashtë fermave në zonat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes.