Një ngjarje e rëndë ndodhi në Londër ku një 14 vjeçar u godit me thikë nga dy bashkëmoshatar të tij.
Hetuesit po merren me vrasjen e Kelyan Bokassa, një djali 14-vjeçar që u godit me thikë në një autobus dykatëshe 472 në rrugën Ëoolëich Church Street në Londër më 7 janar.
Policia ka identifikuar dy persona si autorë Colin Chabikëa, 15 vjeç, dhe Mosaëar Zazi, 16 vjeç. Policia ka kërkuar nga publiku që të mos iu afrohen këtyre individëve nëse i shohin, por të kontaktojnë menjëherë autoritetet.
Kelyan u sulmua në autobus dhe pas një thirrjeje të urgjencës nga një oficer patrullues, autoritetet, përfshirë ekipin e urgjencës arritën në vendin e ngjarjes rreth orës 14:30 GMT. Mjekët u përpoqën të shpëtonin Kelyanin, por ai vdiq pas disa minutash nga lëndimet.
Nëna e tij, Mary Bokassa, foli për BBC London dhe tregoi se djali i saj ishte shumë i dashur dhe i kujdesshëm, por kishte kaluar periudha të vështira.
Ajo e shpjegoi se Kelyan ishte shfrytëzuar nga banda që nga mosha 6 vjeçare dhe kishte kaluar disa vite në kujdes shtetëror. Mary shprehu dhimbje dhe dëshpërim për dështimin e përpjekjeve të saj për ta ndaluar këtë rrugë të rrezikshme.