Në Prime-n e fundit, banori i “BBVA4” që u surprizua nga njeriu i tij i zemrës ishte Bernardi.
Partneri i tij, Enam i bëri suprizë një kolazh me fotot e tyre të shkrepura në momentet e veçanta që ata kanë kaluar krah njëri-tjetrit.
Teksa shikonte pamjet, Bernardi u emocionua dhe u mbush në lot. Për shkak të gjendjes së tij emocionale, banorët vërehen teksa e përqafojnë dhe i rrinë afër.
Por Gjesti në atë moment bëri një mimikë e cila shkoi menjëherë virale në rrjet.
