Gruaja ndërroi jetë pasi nuk e përballoi dot humbjen e partnerit të saj të jetës
Një histori e trishtë ka ndodhur në Greqi, ku një çift të moshuarish ndërruan jetë brenda pak orëve.
Mësohet se ngjarja ka ndidhur në Livadia të Kretës, ku një burrë 89-vjeçar ndërroi jetë dhe pak ditë më vonë, pikërisht në ditën e varrimit të tij dha frymën e fundit edhe bashkëshortja e tij në moshën 76-vjeçare.
Menjëherë pas varrimit, 76-vjeçarja u kthye në shtëpi dhe pësoi një infarkt akut në muskulin e zemrës dhe ndërroi jetë, pasi nuk e përballoi dot humbjen e partnerit të saj të jetës. Pavarësisht se e moshuara u transferua në Spitalin Universitar të Heraklionit, mjekët konstatuan se nuk kishte asnjë shpresë dhe se kishte humbur jetën.