Momenti epik i Ramës bëhet viral/ Kryeministri ndan “meme”-t më të veçanta pas “shpërthimit” të tij

Kryeministri Edi Rama pati një moment të pazakontë gjatë komunikimit të sotëm në mëngjes me qytetarët në rrjetet sociale, i cili shumë shpejt u bë viral në rrjet.

Jo vetëm kaq, por ky moment “shpërthyes” i kreut të qeverisë u bë kryefjalë në hapësirën humoristike të rrjetit.

‘Meme’-t me Ramën protagonist janë shpërndarë nga vetë kreu i qeverisë në rrjetin e tij social Instagram shoqëruar me përshkrimin “Yes, yes, you are the best” (Po, po, ju jeni më të mirët).