Në këtë moshë keni më shumë gjasa të gjeni dashurinë e vërtetë, sipas një psikoterapiste

Nëse keni shkuar në takime të panumërta me njerëz të papërshtatshëm dhe ndiheni sikur nuk do të gjeni kurrë dashurinë e vërtetë, artikulli i Julie Orlov , psikoterapiste dhe autore e librit ” Rruga drejt dashurisë: Krijo intimitet dhe transformo marrëdhëniet e tua përmes vetë-zbulimit “, vjen për të dhënë sadopak shpresë.

Siç shprehet ajo, gjithnjë e më shumë njerëz janë beqarë (ose të divorcuar, ndoshta edhe të ve) pas të 50-tave dhe janë në kërkim të dashurisë, sipas statistikave. Në fakt, në moshat më të mëdha, takimet janë më selektive, më të ndërgjegjshme dhe kanë më shumë gjasa të bëhen fillimi i një lidhjeje të përjetshme, siç shkruan ajo.

Në fakt, Orlov sugjeron 4 arsye pse takimi pas 50-tave premton më shumë:

Keni mjaft përvoja jetësore për të dalluar të rëndësishmen nga të parëndësishmen:
Në këtë moshë e dini se kush jeni dhe kuptoni më lehtë se kë keni përballë.

Keni kuptuar gabimet që kemi bërë në marrëdhëniet e mëparshme .
Kjo njohuri lejon shmangien e këtyre gabimeve në të ardhmen dhe ndërtimin e një lidhje më kuptimplote dhe më pak të tensionuar.

Keni më shumë liri për të shijuar jetën
Nëse keni fëmijë, ata ndoshta janë larguar nga shtëpia ose, të paktën, po jetojnë jetën e tyre. Nëse vazhdoni karrierën, edhe ajo ndjek rrugën e vet. Pas 50-tave, ka hapësirë për të shijuar gëzimet e jetës me më pak shqetësime dhe angazhime. Në këtë moshë njerëzit e njohin rëndësinë e kohës, se sa e çmuar është ajo.

Jeni më mendjehapur në marrëdhëniet romantike.
Nuk shqetësoheni për një shtatzëni të mundshme dhe as për imazhin e trupit tuaj. E keni pranuar veten ashtu siç jeni dhe nuk ju shqetëson aparenca me pak të mëta para pasyqyrës. Tek e fundit asnjë s’është perfekt.