Tea Dupi: “Gerta është më e fortë se Olta!”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Tea Dupi. Ajo ka komentuar mbi ngjarjet e ndodhura brenda “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Si një nga banoret më të forta brenda shtëpisë, Tea veçoi Gerta Gixharin, për të cilën u shpreh:

E njoh shumë pak nga jashtë, kam qenë e ftuar në emisionin e saj. Më duket më e fortë se e motra. Le të thonë çfarë të duan të tjerët. Unë i kam ndjekur, atë BBV2 e kam ndjekur shumë, edhe Oltën. Nuk është se nuk ka qenë lojtare e fortë, por ka gabuar në shumë gjëra të pafalshme. Ndërsa Gerta nuk i bën ato gabime. Gertën nuk e fut dot në rreth kollaj. I janë bërë provokime të forta, edhe tek familja. Edhe ka mbajtur, qeshte. Luan shumë, është lojtare e fortë.