Kiara apo Heidi, kush shkëlqen më shumë në ekran sipas stilistit Desi Doce?!

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë stilisti Desi Doce. Ai ka folur më shumë mbi stilin dhe mënyrën e të veshurit të personazheve të njohur të ekranit. Cili është i veshuri më mirë dhe më keq sipas tij?

Kush shkëlqen më shumë në ekran sipas tij, Kiara Tito apo Heidi Baci?

Mendoj që Kiara ka një favor, që ka dritat e skenës dhe fakti që është një emision ‘prime time’. Nuk ka të bëj fare se kush vishet më shumë. Unë kam punuar me të dyja dhe kam marrë ‘feedback’-un që kam dashur nga të dyja. Por mendoj që Kiarës i ndrin më shumë veshja, edhe për shkak të formatit.

Kurse Heidi ka një emision paradite, që duhet të jesh pak më ‘simple’, pak më e thjeshtë. Duket sikur nuk e ke kuruar mjaftueshëm, por ai është vetë qëllimi, që të jetë ‘aqua e sapone’.