Një tjetër histori e dhimbshme u përcoll në “Për Shqiptarët”, ku Blerimi, i cili që i vogël humbi shikimin e tij, tregon historinë e tij të trishtë.
Pas lindjes së djalit të tij të dytë, bashkëshortja e Blerimit, Fatima, u sëmurë nga një sëmundje e rëndë dhe pas disa kohësh, u nda nga jeta.
Së bashku me motrën e tij Vjollca, ai erdhi në studio ku tregoi problemin e tij, i cili prej kohësh nuk e takon djalin e tij të vogël.
“Eiden është dy vite e gjysmë. Një herë në tre javë, një herë në muaj e takoj, jo shpesh. Është larg meje dhe nuk kam me çfarë të shkoj aty. Shumë më ka marrë malli.
Vëllezërit kanë nevojë për ngrohjen e njëri-tjetrin. Po rriten pa nënën, por të paktën jo pa njëri-tjetrin. Kemi mbetur tre persona”, tha Blerimi.
Një surprizë vërtet emocionuese erdhi për Blerimin, me djalin e tij që erdhi ta takonte, duke mos i mbajtur dot lotët.
Gjithashtu, fondacioni “Firdeus” i bëri thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen për të ndihmuar për t’i rikthyer shikimin Blerimit.