Ka mbërritur në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Ai është pritur në aeroport nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Mohamed bin Zayed Al Nahyan arrin për herë të parë si president i EBA në vendin tonë, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.
Kryeministri Rama do të presë në një ceremoni mirëseardhjeje Presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Pritet që Rama dhe bin Zayed Al Nahyan të zhvillojnë një takim “kokë më kokë” dhe më pas do të firmosin marrëveshje mes palëve.