Ledia Fazlli: “Big Brother VIP e fiton Gjesti, është i vërtetë!”

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Ledia Fazlli, për të folur mbi “Big Brother VIP 4”. Si i komenton ajo banorët e këtij edicioni dhe lojën e tyre? Kë sheh Ledia si fitues?

Kush mendon se e fiton “Big Brother VIP 4”?

Unë jam për Gjestin.
Pse?

Pavarësisht se ndonjëherë ka disa veprime që më duken të papjekura, më duket i vërtetë në ato që thotë. Nuk më duket që gënjen. Unë nuk e njoh nga jashtë, por më duket sikur ashtu është edhe jashtë. Nuk është keq të bësh lojë, se aty për lojë janë në fund të fundit, po konkurrojnë për një titull, po garojnë për një titull dhe për ato lekët që do të marrin. Por mua më duket shumë i vërtetë.