E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetarja Zhaklina Gjolla. Ajo ka folur më shumë mbi median dhe personazhet që promovohen sot, por duke u ndalur dhe tek banorët e “Big Brother VIP 4″…
Si e sheh situatën mes Eglit dhe Gjestit?
Ai roli që ka zgjedhur Egli… Se për mendimin tim është rol i asaj vajzës së obsesionuar që po manipulohet në njëfarë mënyre nga Gjesti. Për mua është rol. E ka nuhatur famën dhe rëndësinë e Gjestit dhe është rol që të empatizon të gjitha vajzat e tjera jashtë, që kanë simpati për një djalë, i cili duket sikur po e manipulon.
Por është shumë e tepruar. Po nga ana tjetër ne merremi vetëm me atë, ti dëgjon komente shumë negative. Pavarësisht se në mendjen time mund të ketë dhe komente të tipit: “E mjera ajo, se kështu ma ka bërë dhe mua ai…” Duhet të ketë dhe njërëz që gjejnë veten, pavarësisht se nuk i kam takuar ato.
Është shumë e tepruar. Por në fund të fundit na pëlqen të merremi me atë, që themi: “Bobo, shiko se çfarë bën ajo!” Kjo është pjesa më interesante e “Big Brother”.