E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Ledia Fazlli, për të folur mbi “Big Brother VIP 4”. Si i komenton ajo banorët e këtij edicioni dhe lojën e tyre? Kë sheh Ledia si fitues?
Si e sheh sjelljen e Eglit karshi Gjestit?
Është shumë herët që Egli të sillet në atë mënyrë. Herët ose vonë, unë nuk besoj se do bëja ndonjëherë si Egli. Jo vetëm gruaja, por edhe burri, kanë një personalitet të cilin duhet që ta mbrojnë me shumë patos.
Më duket sikur Egli po del fare nga vetja shpesh. Nuk e gjykoj, ndoshta ajo ashtu e percepton në ato momente, ashtu i vjen. Nuk jam aq e ashpër sa ç’ka qenë shumica e publikut, për të qenë e sinqertë. Por nuk është sjellje që e bën Eglin që të fitojë “Big Brother”.