“Mendoja se do më prisje jashtë”/ Loredana dhe Jozi diskutojnë për marrëdhënien e tyre, ndërhyn G Bani: A e dashuron apo…

Ditën e sotme, G Bani, Jozi dhe Loredana kanë qenë duke diskutuar në lidhje me situatat që janë krijuar pasi ata u rifutën sërish në lojë. Konkretisht Jozi dhe Loreadana po sqaronin edhe njëherë raportin mes tyre dhe deklaratat që Jozi ka bërë jashtë kur është shprehur se mendon se BBV e fiton Danja apo edhe në lidhje me Valbonën. Nga ana tjetër G Bani është munduar që t’i pajtojë.

Pjesë nga biseda:
Jozi: Pse nuk vjen me mua kjo?

Loredana: Për çfarë arsye të vij me ty?

Jozi: Unë për veten time kam thënë që e kam gjetur këtë vajzë që e kam njohur atë natë ia kam fituar zemrën.

G Bani: Hallall.

Loredana: Edhe unë mendoja se do të më prisje jashtë, jo të thoje Danja.

Jozi: Si të të prisja jashtë?

G Bani: Danjën e ka thënë për gallatë.

Loredana: Kishte bërë nja tre deri në atë moment.

G Bani: O vëlla ky e ka thënë Danjën për gallatë sepse e thashë unë me gjithë shpirt dhe ky e tha mbrapa meje.

Loredana: Nuk e di unë.

Jozi: Po pse nuk e di?

Loredana: Po edhe ti bëj pak mbrapa. A e dashuron apo jo?

Jozi: A e kupton se çfarë thotë ore vëlla.

Loredana: Unë i besoj veshëve të mi, jam këtu brenda kam 60 e ca ditë, besoj veshët e mi.