Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Pamela Shqezi. Ajo ka komentuar mbi banorët e “Big Brother VIP 4” dhe ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpi…
Si tu duk ‘arratisja’ e Gjestit nga shtëpia?
Mua më erdhi për të qeshur. Ai nuk është në burg që të kapërcejë muret. Nëse ai është i lodhur nga loja, “Big Brother” nuk mban njeri me zor, kështu që mund të dilte. Ai nuk ka dashur të dalë, ka dashur vetëm të bëjë pak zhurmë. Ka qenë një formë e Gjestit për të protestuar.
Atë e ka kapur kamera që i thotë Eglit që do të bëjë një rrezikim, kishte ditë që e kishte planifikuar. Ai e ka bërë si protestë, për të thënë që nuk ndihet mirë në këto kushte. Nuk ishte parë ndonjëherë në “Big Brother”, ishte shumë gallatë. Ishte në një moment shumë i rënduar psikologjikisht dhe ka dashur të bëjë diçka jashtë normales.
Gjesti ka ardhur dhe nga një izolim tjetër, nuk është në kushte të barabarta me të tjerët aty. Nëse ata kanë dy muaj izolim, Gjesti ka katër. Ai nuk do që të dalë, ai thjesht është ndierë i presionuar, ndoshta nga Egli. Por në fakt unë mendoj se është ndierë i presionuar nga G-Bani edhe pse ata nuk kanë pasur përplasje.
Pavarësisht se e përzgjodhi, stepet nga G-Bani dhe me të drejtë, sepse ka pasur një përplasje mes tyre. Mendoj se Gjesti nuk e suporton dot prezencën e G-Banit dhe nuk do të përplaset. Mendoj se presionin më të madh ia ka dhënë G-Bani dhe Jozi, jo Egli, sepse Eglin e menaxhon ai.