Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Elbasan, ku dy persona humbën jetën, ndërsa 5 të tjerë u plagosën.
Mësohet se viktimat ishin nënë e bir, Klodian Shahini 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe dhe mësohet se ishin tregtar ambulant në rrugë, në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh.
Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (2 mars), ku një furgon pasagjerësh u përplas me makinën ku po udhëtonin nënë e bir.
Ndërkohë të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.