Një nga momentet më të bujshme të këtij edicioni të katërt të “Big Brother VIP” ka ndodhur kur Egli Tako vendosi të largohet nga shtëpia
Një nga momentet më të bujshme të këtij edicioni të katërt të “Big Brother VIP” ka ndodhur kur Egli Tako vendosi të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Shkak u bë gjendja e saj shëndetësore.
Ky largim ka shkaktuar shumë reagime nga banorët e tjerë, por komente pati edhe nga disa personazhe të njohur të ekranit, të cilët mbështetën vendimin e Eglit.
Një reagim pati edhe Redon Berani, i cili ka shprehur keqardhje për vendimin e saj, por gjithashtu ka theksuar shqetësimin e tij për situatën psikologjike të Eglit.
Egli del nga BBV 4, çfarë ndodhi me ndjekësit në “Instagram” të banorëve?!
“Po ndjej keqardhje që ka dalë, por më shumë më vjen keq për gjendjen e saj psiqike që ka arritur deri në këtë pikë. Shpresoj që të jetë mirë. U shokova kur e mora vesh, shpresoj që të jetë mirë, por nuk mu duk e besueshme.
Nuk e kam ditur sa është pjesë e lojës, dhe sa është duke degraduar deri në atë pikë që mund të dalë nga loja”, tha ish-banori i “Big Brother VIP 4”, i cili ishte i ftuar në Top Albania Radio’
Ai ka shtuar se besonte se Egli mund të ishte mirë, por nuk ka mundur të shmangë shqetësimin për gjendjen e saj, duke theksuar:
“Nuk ka rëndësi çmimi dhe loja, por që ajo të ketë kujdes për veten dhe si trajtohet si temë”.