U GJET I VDEKUR NË PYLL ME DISA PLAGË, POLICIA ITALIANE MERR NË PYETJE GRUAN E 39-VJEÇARIT SHQIPTAR, DYSHOJNË SE VIKTIMA KA ZBULUAR DIÇKA PARA SE TË VRITEJ

Ditën e djeshme 39-vjeçari shqiptar, Bledar Dedja u gjet i vdekur në një zonë të pyllëzuar në Paderno del Grappa të Italisë. Pas gjetjes së trupit policia konstatoi plagë të shumta thike të cilat ishin kryesisht në kokë dhe gjoks. Ndërkohë autoritet italiane kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa deri më tani nuk të arrestuar.

Gjtihshtu detaje të reja janë zbardhur rreth pasdites së së shtunës së 20 janarit ku u shpall i zhdukur 39-vjeçari. Mësohet se personat e fundit që e panë të gjallë ishin kolegët e restorantit Antica Abbazia në Borso del Grappa, ku për rreth tre vjet viktima punonte si kopshtar.

Të shtunën, 39-vjeçari u paraqit rregullisht në punë dhe më pas u largua në orën 16:00. Në orën 16:30 ka folur në telefon me kunatën ku deri në ato momente gjithçka dukej e qetë. Ai i kishte thënë gruas së tij se duhej të takonte disa miq në orët e vona të pasdites ku pas arij momenti nuk u bë më i gjallë. Telefoni i Dedjas mbeti i ndezur edhe për disa orë ku pas orës dy të mëngjesit telefoni ishte fikur pasi e kishte telefonuar një shok.

Familjarët pohojnë se 39-vjeçari ka zbuluar diçka gjatë takimit të fundit dhe kështu është vrarë. Pasditen e së dielës bashkëshortja e Bledarit, Fatbardha Dedja është intervistuar për orë të tëra nga hetuesit ku i kërkuan asaj të rindërtonte kontaktet e familjes dhe të kuptonte nëse 39-vjeçarja kishte marrë tashmë kërcënime kohët e fundit.