Reagon biznesmeni pas paragjykimeve në diferencën e moshës me Diola Dostin

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku është pyetur rreth marrëdhënies dhe ka rrëfyer për ndjenjën, takimin e parë me Erolldin dhe planet e tyre të deritanishme.

Por të njëjtën gjë ka bërë edhe Erolldi në “Studio A”.

Ai tregoi se është bërë edhe takimi mes dy familjeve, edhe pse në mënyrë krejt të rastësishme dhe duket se gjithçka është në rrugën e duhur. Gjithashtu, atij iu soll në vëmendje edhe reagimi i publikut për diferencën në moshë të çiftit, ku jo të gjitha komentet kanë qenë pozitive por pati një përgjigje edhe për këtë.

“Unë mendoj që nuk kemi diferencë të madhe në moshë. Unë mendoj që me Diolën jemi tamam.

Diola ka një përvojë jetësore pas vetes, ka një karrierë, po njësoj edhe unë.

E dimë çfarë duam.