Makina bie në lumin Lana, në gjendje të rëndë 35-vjeçari në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Sipas Policisë, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.