Eurovizion 2024/ U kualifikua në finale, përfaqësuesja e Sllovenisë feston duke puthur një vajzë!

Përfaqësuesja e Sllovenisë në Eurovision, Raiven, siguroi vendin e saj në finalen e madhe të këtij konkursi të famshëm europian me performancën e këngës “Veronika”.

Triumfi i saj u kurorëzua me një shpërthim emocionesh nga ana e ekipit slloven, i cili u ngrit në këmbë dhe filloi të brohoriste me gëzim pas shpalljes së rezultatit.

Videoja e kësaj skene u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, pasi Raiven festoi suksesin duke puthur balerinën e saj në skenë.

Ky gjest ngjalli një reagim të madh online, me komentues që përgëzuan këngëtaren për guximin dhe autenticitetin e saj.

Komuniteti LGBTQ+ dhe fansat e saj u entuziazmuan dhe lanë komente pozitive në mbështetje të saj dhe komunitetit.

Disa u bënë kuriozë për statusin e saj dhe pyetën nëse ekziston një marrëdhënie mes vajzave. Ndërsa të tjerë thjesht shprehën dashurinë dhe mbështetjen e tyre për Raiven, duke i uruar asaj sukses të mëtejshëm në konkurs.