17 mjekë e përzunë në shtëpi, derisa i 18-ti i tha: Ke vetëm 4 orë jetë! Çfarë ndodhi me gruan pasi kreu operacionin sezarian! Një njeri vdes në çdo 90 sekonda nga…

Tammy Cox-it iu dhanë vetëm katër orë jetë deri në kohën kur mjekët më në fund dëgjuan shqetësimet e saj. Në moshën 42-vjeçare, ajo sapo kishte sjellë në jetë një djalë “perfekt të shëndetshëm” me prerje cezariane.

Por brenda pak orësh, gruaja u “fry si peshku” dhe ishte dyfishuar në shtratin e saj të spitalit me diarre dhe dhimbje të forta. Mjekët vendosën se ajo ishte mjaft mirë për të shkuar në shtëpi pas 24 orësh, duke i eliminuar simptomat e saj si efekte anësore ‘normale’ të lindjes.

Në ditët në vijim, ajo vërejti barkun dhe gjoksin të mbushur me lëng, duke i krijuar ndjesinë siku po mbytej dhe nuk mund të lëvizte.