Erjola Doçi largohet pas Rozës nga shtëpia e Big Brother Vip 3. Julian Deda dhe Meriton Mjekiqi në televotim, për finalistin e dytë.

Erjola Doçi, është banorja e dytë që largohet nga shtëpia e Big Brother, pas një televotimi të hapur në prime.

Ndërkohë Juliani dhe Meritoni ndodhen në një televotim kokë më kokë, për shpalljen e finalistit të dytë të këtij edicioni, pas Romeos.

Erjola ishte përballë Heidit, Gracianos, Eglës dhe Franceskës.

E pyetur se kush mund të fitonte nga ky televotim mes Julit dhe Meritonit, Erjola tha se fitues është Juliani.